Vrasja në Obiliq, i vrari dhe i dyshuari punonin në të njëjtën fabrikë
Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Babimoc ka tronditur qytetin e Obiliqit.
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pas rastit të ndodhur, dhe personi i arrestuar është me inicialet F.T i moshës 27 vjeçare.
“Një person F. T 1991 është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti, policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plotë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Veriu.info mëson se i dyshuari dhe viktima punonin në një fabrikë në Obiliq, ku edhe dyshohet se e ka zanafillën problemi.
Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti nuk ka dashur të jap detaje në lidhje me vendin e punës të viktimës dhe të dyshuarit, duke thënë se për momentin fillimisht duhet njoftuar familjarët.