Vrasja LIVE në Facebook ditën e Pashkëve, reagon Zuckerberg

Mark Zuckerberg e ka pranuar që Facebook ka shumë punë për të bërë në lidhje me videot e dhunshme, pas transmetimit direkt në këtë rrjet social të vrasjes të një të moshuari të dielën e Pashkëve.

Auto & Tek

19/04/2017 00:46

“Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e Robert Goodwin Sr”, tha Zuckerberg.

“Ne kemi shumë punë për të bërë, dhe do të vazhdojmë që të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i parandalojmë tragjeditë si kjo që të mos ndodhin më”, shtoi themeluesi i Facebook në një konferencë tek F8.

Të dielën, iu deshën dy orë Facebook’ut që ta heqë videon e publikuar nga Steve Stephens, ku shfaqet duke e vrarë zotëri Godëinin, 74 vjeç, në Cleveland.