Vrasja e nxënësit në Suharekë ndodhi pas një konflikti të mëhershëm, kjo mund të jetë arsyeja?

Në qytetin e Suharekës sot ka mbetur i vrarë me thik B. Muharremaj, 17 vjeçar.

Lajme

10/04/2018 19:46

I ndjeri sipas raportimeve në media është i afërm me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremajn.

Por nga disa dëshmitarë që kanë qenë në njohuri të ngjarjes, lajmi.net mëson se konflikti në mes të të ndjerit dhe dorasit, ka nisur kohë më parë.

Madje të dy kishin pasur një përleshje gjatë gjysmëvjetorit të parë, në këtë vit shkollor.

Një dëshmitar pa dashur t’i përmendet emri, ka thënë për lajmi.net se arsye për konfliktin është një lidhje dashurie.

Por, Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për shkaqet e ngjarjes.

Pas incidentit, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person që është dërguar në emergjencë. /Lajmi.net/