Vrasja e gazetarit, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen pas protestave në Bratislavë lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak.

Bota

12/03/2018 19:41

“Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.

Gazetari u vra rreth 3 javë më parë bashkë me gruan e tij.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ofroi një milion euro shpërblim për secilin që mund të ketë informacione për vrasjen e një gazetari hulumtues.