Vrasja e Elvis Pistës, familjarët thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Speciale

E dëshpëruar me hetimet e institucioneve vendasve familja e Elvis Pistës thotë se do të kërkoj drejtësi edhe nga Gjykata Speciale.

Lajme

22/03/2015 20:26

“Ende nuk ka asgjë konkrete. Shkojmë shpesh po pyesim por ende nuk ka ndonjë rezultat…vetëm thonë se hetimet vazhdojnë”, tha për RTV21 motra e Elvis Pistës, Beatrisa Pista-Demiri.

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë thonë se ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë Shpresa Bakija thotë se janë marrë në pyetje më shumë se 100 dëshmitarë.

a

Në dhomën e Elvisit është djepi të cilin Beatrisa thotë se ai e kishte blerë për vajzën që do e sillte në jetë gruaja e tij.

Tani bashkëshortja së bashku me vajzën disa muajshe jetojnë tek prindërit e saj.

Si kujtim, djepi mbahet mbi shtratin e tij.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elvis Pista u vra në natën mes 14 dhe 15 qershorit me katër plumba pas shpine, derisa po dilte nga një restorant ku kremtoi ditëlindjen e gruas së tij.