Vrasja e dyfishtë, nesër marshohet në Gjakovë

Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës, nesër në orën 11:00 marshon në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e  40 vjeçarse dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, si dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Lajme

09/08/2018 14:28

“Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”

“Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.  Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”, thuhet në një njoftim të organizatorëve të marshi.