Vrasja e dyfishtë ë Shkodër, zbardhen detaje të reja, çfarë bëri Borani kur pa autorin

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, e cila përfundoi me një vrasje të dyfishtë të dy bashkëshortëve.

Lajme

17/07/2018 12:02

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se autori kishte parkua makinën dhe priste çiftin të mbërrinte me automjetin e tyre. Sapo ka pikasur çiftin që mbërriti, autori qëlloi në drejtim ët tyre.

Në këtë momenti, Boran Berçana i cili drejtonte automjetin tip “Benz”, ka tentuar ti largohet autorit. Por, fati nuk e ka ndihmuar sepse makina e tij është përplasur me muret e tunelit të pallatit.

Autori, në këtë moment nuk e ka pasur të vështirë, ndërsa ka derdhur 27 plumba mbi çiftin, 21 prej të cilave kanë goditur trupin e Boran Berçanës.