Vrasësit e fshehtë në shtëpinë tuaj: Qirinjtë aromatik dhe freskuesit e ajrit (FOTO)

Jetët tona po vihen në rrezik nga ajri i ndotur brenda shtëpisë tonë, që shkaktohet nga çdo gjë, duke filluar nga freskuesit e ajrit, e deri tek qirinjtë aromatik.

Bota

22/02/2016 10:11

 

Ky paralajmërim vjen nga një studim i kryer nga ‘Royal College of Physicians dhe Royal College of Paediatrics dhe Child Health”, transmeton lajmi.net.Report: The Royal College of Physicians (above, in London) wants local authorities to be given the power to close or divert roads to reduce the volume of traffic, especially near schools, when pollution levels are high

Rreziku nga ajri i ndotur në rrugë për shkak të veturave të shumta, veçse është i ditur nga të gjithë, mirëpo shumë njerëz janë injorant nga rreziqet e ajrit të ndotur brenda shtëpisë.

Një raport nga ‘Every Breath We Take’, paralajmëron që 40,000 vdekje në vit në Britani të Madhe, mund të lidhen me efektet e ajrit të ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë onë.

Sipas raportit thuhet se “ajri i ndotur brenda shtëpisë mund të ketë shkaktuar apo ka kontribuar për vdekjen e 99,000 njerëzve në Evropë, vetëm për një vit”, transmeton lajmi.net.

Ata sugjerojnë që produktet e përditshme, si sprejët e mizave, freskuesit e ajrit, deodorantët, si dhe produktet e pastrimit kontribuojnë për një kualitet të dobët të ajrit brenda shtëpisë.

Sprejët që mbahen në shtëpi kanë përbërje të kimikaleve si ‘VOCS’, ose ndryshet quhet limonene, e që më së shumti përdoret në freskuesit e ajrit dhe qirinjtë aromatik.

Është shumë i dëmshëm nëse gëlltitet dhe mund të shkaktoj djegie në sytë tonë, e irriton lëkurën, inicion kollitjet, e gjithashtu mund të jetë shkaktar i kancerit në fyt dhe hundë.

Raporti tregon se fëmijët dhe të moshuarit janë më të ndjeshmit nga ajri i ndotur, mirëpo ajri i ndotur i prekë njerëzit e të gjitha moshave dhe ka efekt tek të gjithë, edhe pse jo të njëjtë, raporton lajmi.net.

Hulumtimet e ndryshme bëjnë të ditur që ajri i ndotur ka shkaktuar qindra mijëra vdekje të të moshuarve përmes sulmeve në zemër, e gjithashtu ajri i ndotur ndikon edhe në aftësinë e mësimit tek fëmijët.