Vrasësi marokien i shpallur në kërkim, identik si ‘gjakovari’ i ‘O sa mirë’ (Foto)

Aktori i njohur Edi Kastrati është kthyer në një prej aktorëve më të dashur për publikun.

ShowBiz

31/08/2017 14:09

Ai ka fituar simpatinë e të gjithëve me rolin e gjakovarit në serialin e famshëm komik “O Sa Mirë”.

Njëherësh, Edi tash e sa kohë ushtron edhe postin e drejtorit në teatrin e Gjakovës.

Jo më kot thuhet se çdo njeri ka kopjen e tij diku në botë, një sozi që ngjan tmerrësisht, dhe mesa duket edhe Kastrati e ka një të tillë.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, shfaq një person marokien i cili është në kërkim nga autoritetet turke, pasi ka kryer vrasjen e një femre në Turqi.

Emri i tij është Samir Benalia, dhe ngjason shumë me aktorin e njohur kosovar.

Besohet se Benalia fshihet në shtetin gjerman./Telegrafi/