Vrasësi i hipnotizuar me Serbinë: Arkani shoku më i mirë i çetnikut amerikan! (Foto)

Eric Frain, çetniku amerikan i hipnotizuar në ushtrinë serbe, është futur në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI, dhe po ofrohen 100 mijë dollarë amerikan për atë që jep informacione që qojnë në kapjen e tij. 

Bota

19/09/2014 19:36

“Çetniku” amerikan, ka vrarë një polic dhe një tjetër ka plagosur rëndë duke i qëlluar me snajper, në Pensilvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Frain 31 vjeçar, anëtar i grupit “Ujqit Lindor”, është i pasionuar në luftrat serbe dhe në kriminelin e vrarë serb Zhelko Razhnjatoviq Arkan. 

Ky grup i quajtur “Ujqit Lindor”, kanë improvizuar luftëra, kryesisht ato të zhvilluara në Evropën Lindore, zakonisht duke vepruar në Serbi ose Rusi. 

Ata kanë përdorur armë të improvizuara të cilat përdoren për trajnimin e policisë në Amerikë. Ujqit ishin pjesë e një grupi tjetër më të madh të quajtur “Aleanca e Kuqe”, e cila organizonte turne, transmeton lajmi.net. 

Shoku më i mirë i çetnikut Eric Frain, ishte Arkani, i cili ishte i apasionuar të shtine te mortajë. Bob Courtney, i cili u takua disa vite më parë me “Ujqit Lindorë”, thotë se ata ishin futur seriozisht në rolet e tyre. 

Ata ishin shumë më të rinj se unë. Kam vërejtur se shumë seriozisht i kishin marrë rolet e tyre. Dëgjonin muzikë rok serb”, thotë Courtney, duke shtuar se kjo lloj ndjeshmërie me rolin nuk është e pazakontë për ngjarje të tilla.

Megjithatë, ajo që mund të konstatohet është se “Ujqit Lindor”, ishin të hipnotizuar nga Arkani dhe njësiti i tij paramilitar “Tigrat”. (lajmi.net)