Vrasësi i arsimtarit dhe nxënësit ka vdekur në spital

Sulmuesi, i cili në Suedi ka vrarë dy dhe ka plagosur dy tjerë me shpatë në një shkollë ka vdekur në spital, ka thënë zëdhënësi i Policisë Tord Haraldson.

Bota

22/10/2015 18:49

Haraldson ka thënë se sulmuesi ka vdekur pas që atë e kanë plagosur policia në Trolheten të cilët kanë reaguar pas sulmit në shkollën e këtij qyteti.

Të vrarët janë një arsimtar dhe një nxënës ndërsa edhe dy nxënësit tjerë janë në gjendje të rëndë.

Haraldson ka thënë se sulmuesi I maskuar ka trokitur në dyert e dy klasave dhe ka sulmuar me shpatë personat të cilët e kanë hapur derën.

Sulmi ka ndodhur në shkollën Kronan në Trolheten afër Geteborgut, qyteti i dytë për nga madhësia në Suedi.