Vrapimi për linjë të mirë të trupit

Nëse dëshironi të keni një trup më të mirë dhe të kujdeseni për shëndetin, vrapimi është zgjedhje ideale. Mbathjet e mira për vrapim kushtojnë pak më shumë, por mos kurseni! Atletet e mira e ruajnë shëndetin, e në afat të gjatë i kursejnë edhe paratë. Ekspertët këshillojnë që para vrapimit të parë ta gjeni një livadh…

Lifestyle

03/03/2014 21:05

Nëse dëshironi të keni një trup më të mirë dhe të kujdeseni për shëndetin, vrapimi është zgjedhje ideale. Mbathjet e mira për vrapim kushtojnë pak më shumë, por mos kurseni!

Atletet e mira e ruajnë shëndetin, e në afat të gjatë i kursejnë edhe paratë. Ekspertët këshillojnë që para vrapimit të parë ta gjeni një livadh dhe të vraponi në të këmbëzbathur.

Është fakt që shumica e njerëzve vrapojnë në mënyrë të duhur pa mbathje, me sistemin gishtërinjë-thembra, e jo anasjelltas gjë që e ngarkon sistemin për lëvizje.

Duke respektuar rregullën 1 minutëshe të vrapimit, më pas një ecje të shpejtë pastaj përsëri një minut vrapim dhe 1 minut ecje shpejtë, secili njeri qysh gjatë ditëve të para mund të qëndrojë deri në 5 apo 10 minuta vrapim.

Nëse e ndieni se ju mungon fryma pas dhjetë metrave të para, duhet ta dini që kjo është shenjë se frymëmarrjen nuk e keni të rregullt dhe nuk keni nevojë të brengoseni, sepse një gjë e tillë është normale për fillestarët.