Vrapimi i gjyqtarit të Premierligës bëhet hit në internet, ja pse

Një nga ata që ka bërë më shumë përshtypje këtë javë në Premier League, ka qenë gjyqtari Michael Oliver.

Sport

21/08/2018 22:53

Në përballjen e së hënës mes Crystal Palace dhe Liverpoolit, ai dhuroi një vrapim fantastik.

Teksa Palace po mundej 1-0, ata gjendeshin përpara në sulm me një goditje këndi, por mbrojtësi Virgil van Dijk i Liverpoolit spastroi dhe nisi një kundërsulm.

Topi shkoi te Salah, dhe më pas tek Mane.

Por, edhe pse ishin luajtur 90 minuta, arbitri Oliver dhuroi një vaprim fantastik dhe shumë të shpejtë, duke mbajtur ritmin me dyshen e Liverpoolit.

Në fund të aksionit, Mane ia doli të shënonte edhe golin e dytë duke siguruar 3 pikët.