Vrapimi i fëmijëve të pavarësisë në Ditën Olimpike (Foto)

Ata sot të gjithë ishin fitues dhe morën diplomën. Mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinës, të lindur në vitin 2008, vrapuan sot në sheshin ‘Nëna Terezë’ në shënimin e Ditës Olimpike.

Sport

27/05/2016 15:38

Ishin djem dhe vajza ata që vrapuan për të promovuar sportin dhe shëndetin, me mesazhin për tu marrë me sport gjatë gjithë jetës.

Gjithçka nisi në sheshin ‘Skënderbeu’ ku fëmijët u mblodhën dhe përcollën disa përformanca akrobatike nga sportistë nga shkolla të ndryshme.

2

Me duartrokitje, nën shoqërimin e kujdestarëve, prindërve dhe mësuesve, ata janë rreshtuar më pas në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku edhe kanë filluar vrapimin. Fillimisht kanë vrapuar djemtë e më pas vajzat. Pas garës secili fëmijë ka marrë një certifikatë zyrtare për vrapimin në ditën olimpike.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i ka uruar fëmijët për këtë vrapim dhe ju ka dëshiruar shumë suksese në realizimin e ëndrrave të tyre. Ai iu tha se do të jenë gjithmonë pranë tyre për t’i ndihmuar që të merren sa më shumë më sport.

3

Hasani tha se kanë zgjedhur këtë datën 27 maj për të shënuar Ditën Olimpike, për të kujtuar edhe rrugëtimin e vështirë të Komitetit Olimpik të Kosovës, që u themelua pikërisht me datë 27 maj në vitin 1992.