Vrapimi e përmirëson performancën e trurit

Sipas një studimi të ri, vrapimi nuk është i mirë vetëm për trupin, por e përmirëson edhe performancën e trurit.

Lifestyle

28/10/2016 13:04

Hulumtuesit kanë zbuluar se ushtrimet aerobike i rrisin rezervat e neuroneve në hipokampus – zonë e trurit e cila është përgjegjëse për mësimin e gjërave të reja.

Dhe, më e rëndësishmja, ushtrimet si vrapimi i kanë përmirësuar këto rezerva shumë më shumë sesa ushtrimet e intensitetit të lartë apo ushtrimet e qëndrueshmërisë. Studimi, i publikuar në ”Journal of Physiology”, ka treguar se vrapimi sjell shumë efekte pozitive në strukturën dhe funksionin e trurit, siç është rasti i gjenerimit të neuroneve në hipokampus. /GazetaFjala/