Vranët dhe borë ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët në vijim pritet të mbajë kryesisht mot i vranët me reshje bore që do të përfshijë veriun e vendit fillimisht e më pas gjithë territorin e vendit.

Lajme

15/01/2017 18:45

Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të jenë nga -6 deri -4 gradë Celsius.

Temperatura maksimale do të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius. /Lajmi.net/