Vragoli, ther me thikë kolegun e punës, arrestohet nga polica

Një mosmarrëveshje mes dy kolegëve të punës në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ka rezultuar me një person të lënduar dhe një tjetër të arrestuar.

Lajme

07/02/2018 11:49

Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshje mes tyre, njëri nga ta ka therur me thikë kolegun duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar,  pas një mosmarrëveshje në mes tyre, i ka shkaktuar lëndime trupore me thikë kolegut të tij të punës viktimës K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/