Vozitje në anën e kundërt në autostradë “Ibrahim Rugova” (Video)

Një qytetar përmes një video të bërë shfaq vozitjen me shpejtësi të madhe dhe në kah të gabuar në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajme

26/12/2016 23:54

Në këto xhirime shihet se si një makinë me ngjyrë të kuqe thuajse “fluturon” nëpër autostradë,ndërsa përballë saj në shiritin e duhur lëviz një kamion.

Nuk është hera e parë që dikush “e humb rrugën” në autostradë.

Po në dhjetor në KALLXO.com erdhën edhe xhirime tjera të një makine të bardhë që voziste në drejtim të kundërt gjithashtu me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu, më 24 tetor, një video e dërguar në KALLXO.com tregonte se si vetura e policisë po lëvizte në autostradë pa drita të ndezura gjatë orëve të natës.

Gjatë dy ditëve të fundit policia raportoi për një varg aksidentesh në të cilat në pjesë të ndryshme të Kosovës vdiqën 3 persona.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës së fundmi ka ashpërsuar gjobat për vozitësit që i shkelin rregullat e komunikacionit me synim për uljen e numrit të aksidenteve në trafik.

YouTube player