Vozitësi i makinës së vjetër nuk i respektoi rregullat, gati e pësoi shumë keq (Video)

Në Britani të Madhe është zhvilluar një takim i pronarëve të makinave të vjetra, ku ka ndodhur një aksident që ka mundur të ketë përfundim shumë të keq.

Auto & Tek

24/04/2017 00:06

Pasi një vozitës doli me shpejtësi në rrugë dhe nuk shikoi nëse ka ndonjë veturë nga ana tjetër, ka bërë që në makinën e tij Mustang të përplaset një Peugeot 206.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon veturën sportive që frenon, por e ka të pamundur të ulë shpejtësinë dhe ka hipur sipër makinës së hapur.

Duke pasur parasysh se makina e prodhuar para shumë kohe ka sistem shumë të dobët të mbrojtjes, shoferi ka mundur të pësojë lëndime të konsiderueshme.

Por, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, të cilat mund të jetë të pariparueshme për veturën e prodhuar shumë kohë më parë.

YouTube player