VoxPop: Rita Ora, Bebe Rexha apo Dua Lipa?! Përgjigjen qytetarët

Muzika është fusha në të cilën shqiptarët kanë treguar shumë sukses në botë.

ShowBiz

17/11/2017 22:07

Jemi dëshmitar të sukseseve që po korrin çdo ditë këngëtaret Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Në rubrikën e përjavshme “VoxPop” të emisionit të shoubizit “Mirage”, qytetarët u përgjigjen në lidhje me atë se cilën prej tri këngëtareve të lartpërmendura e pëlqejnë ata.

Përgjigjet e qytetarëve ishin nga më të ndryshmet, ata kanë dhënë mendimet e tyre se përse mendonin që njërën pëlqejnë më shumë se tjetrën.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm dhe kuptoni se cilën prej këngëtareve: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha; e pëlqejnë më shumë qytetarët. /Lajmi.net/

YouTube player