VoxPop: Kush duhet ta përfaqësoj Kosovën në Eurovision? (Video)

Tema e kësaj radhe në rubrikën VoxPop ishte rreth festivalit të këngës europiane “Eurovision”, pra kush duhet të jetë përfaqësuesi i Kosovës në Eurovision, meqë flitet se vitin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrëse.

ShowBiz

19/05/2017 21:40

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përfundimi i “Eurosong 2017”, festival i cili mbledhë rreth vetes këngëtarë nga e gjithë Europa.

Pjesë e këtij festivali është edhe Shqipëria, megjithëse ende Kosova nuk ka arritë të jetë pjesë e këtij festivali, ajo në një mënyrë po përfaqësohet me pjesëmarrjen e kosovarëve si përfaqësues të Shqipërisë.

Qytetarët u pyetën se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në këtë festival, e përgjigjet e tyre mund t’i merrni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player