Votuan pro liberalizimit të vizave! Labi këtë gëzim e ndan me Nexhmie Pagarushën

Dje Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

ShowBiz

14/09/2018 11:59

Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, 186 ishin kundër dhe 22 abstenime, shkruan lajmi net.

Këtij lajmi të madh për vendin tonë i janë gëzuar të gjithë përfshirë edhe artistët e estradës. Është ky këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri i cili ka ndarë një fotografi me ndjekësit teksa ka takuar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

“Sot kur po u festonte për Kosovën, për lajmin që Parlamenti Evropian votoi pro rrugës së drejtë për liberalizimin e vizave! Unë i ndava këto gëzime me ikonën shqiptare, Nexhmie Pagarushën”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që Labi të shtunën do të sjell projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. /Lajmi.net/