VOTONI: Vetëm edhe 18 orë kanë mbetur për të votuar për ‘NatEv Explorer’ nga Kosova

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç…

Auto & Tek

08/05/2015 11:49

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.
NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, çarjet e akullnajave, zjarret në pyje, aurorat etj.

Platforma i mundëson përdoruesve të kenë interaktivitet me një glob 3D, i cili i shfaq lokacionet e dukurive në kohë reale dhe disa informata mediatike për to. Përdoruesit e kanë mundësinë edhe ta eksplorojnë tokën duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.

Mbi 13 mijë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin njërën nga 25 fushat, të ndara në katër kategori: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe “Human”. Nikoqir i garës NASA Space Apps Challenge për Kosovë është Innovation Centre Kosovo (ICK).

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

MËNYRA SE SI DUHET TË VOTONI:
NatEv