‘Votoni që fati juaj të mos jetë në duart e Thaçit’

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic thotë se fati i serbëve në Kosovë duhet të jetë në duart e tyre dhe jo në duart e Hashim Thaçit.

Lajme

03/11/2013 18:30

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë, sidomos atyre në veri, që edhe përkundër presioneve dhe kërcënimeve, të dalin në zgjedhjet lokale dhe në këtë mënyrë të krijojnë pushtetin e tyre dhe Asociacionin e komunave serbe, raporton RFE.

“Fati i serbëve në Kosovë duhet të jetë në duart e tyre dhe jo në duart e Hashim Thaçit”.

“Të bëjmë diçka për interesat tone dhe jo për të gëzuar armiqtë e serbëve”.

“Serbët në Kosovë nuk do të mund të mbijetojnë pa ndihmën e Serbisë”.

“Serbia mund t’iu ndihmojë vetëm nëse mbështesin qëndrimin e udhëheqjes shtetërore dhe zgjedhin pushtetin e tyre”.