Voton Veliaj: Të tregojmë maturinë e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit tek shkolla “Fan Noli”.

Lajme

25/06/2017 09:13

Veliaj i është shmangur çdo lloj simbolike politike dhe pasi ka hedhur fletën në kuti është takuar me të gjithë komisionerët. Më pas, në një prononcim për mediat, ai ka bërë thirrje për një proces të qetë, për të cilin ka shprehur bindjen se do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

“Së pari, gëzuar Bajramin! Uroj që siç ishte ky muaj paqësor të vazhdojnë edhe muajt e tjerë të vitit. Tirana duhet të jetë kryeqytet edhe sa i takon demokracisë. Siç kemi patur një fushatë pa incidente në Tiranë do të ishte mirë që kështu ta mbyllnim këtë proces. Është mirë që të votojmë pasi është punë për 4 minuta dhe vendoset për 4 vjet. Besoj se tifozeria ka mbaruar dhe tani është momenti që ta mbyllim këtë proces me hedhjen e votës në kutitë e votimit”, ka thënë Veliaj./ Top Channel