Voton Haki Rugova: I ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje

Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka hedhur votën e tij në rivotimin që po mbahet në Istog, pasi raundi i balotazhit u anulua për shkak të parregullsive të vërtetuara, njofton Klan Kosova.

Lajme

17/12/2017 11:10

Rugova votën e tij e ka hedhur në qendrën e votimit shkolla “Haxhi Zeka” në Istog.

Ai ka thënë se pret votime të mira dhe të mos ketë parregullsi, si në raundet e tjera.

“E di që është e mundimshme dhe është hera e tretë, por i ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ky proces të përfundojë mirë”.

Ai ka deklaruar edhe se, nëse procesi përfundon parregullsi, atëherë ai do t’i pranojë pa problem rezultatet e zgjedhjeve.