Voton Dreshaj: Le të fitojë ai që është hajri i Istogut – Lajmi.net
Voton Dreshaj: Le të fitojë ai që është hajri i Istogut
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 13:22, 17 December 2017
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj së bashku bashkëshorten dhe vajzën e tij, kanë votuar në Shkollën Fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Dreshaj ka apeluar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin më të mirin për këtë komunë.

“Le të fitojë ai që është hajri i Istogut”, tha Dreshaj.

Dreshaj vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe kërkoi nga qytetarët që të dalin për të votuar.

49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë sot në Istog. Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK. Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave.

Fjalët kyçe: Gani Dreshaj

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush