Voton 102 vjeçarja, Bahtie Idrizi /FOTO

Sot, në Shkollën "Skënderbeu", ka votuar Bahtie Idrizi, 102 vjeçare, njëra ndër votueset më të vjetra jo vetëm në Mitrovicë por edhe në vend.

Lajme

19/11/2017 12:39

Bahtie Idrizi shfaqet e lumtur që pati mundësi të votoj, pasi mbesa e saj, Valdete Idrizi është kandidate për kreun e komunës. Ajo nuk dha ndonjë koment pas votimit.

Pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor, deri më tani shfaqet e kënaqshme, pa ndonjë vërejtje në këtë proces.