Votohet projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot po votohet për Ushtrinë

Lajme

14/12/2018 11:24

Deputetët e kanë votuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Projektligji i tretë kaloi me 106 vota pro, raporton lajmi.net.

Ky është Projektligji i fundit nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Pas votimit të këtyre projektligjeve FSK është transformuar në Ushtri të Kosovës./Lajmi.net/