Votohet projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka votuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës të viteve 1990-të.

Lajme

17/12/2018 12:59

Kryetari i këtij komisioni, Ismail Kurteshi tha se kostoja për këtë projektligj është i përballueshëm për buxhetin.

“Ne e kemi marr propozimin tuaj pa ndonjë shpjegim dhe natarët e komisionit kanë dashtë me dëgjuar se cila është arsyeja pse është ndryshim në nenin 7 nga Pensioni bazë në pensioni që e realizon. Unë mendoj që kosto e këtij ligji do të jetë e përballueshme për buxhetin e Kosovës”, u shpreh Kurteshi.

Ndërsa Mevlude Shala nga Ministria e Financave tha se ndryshimi i fjalës pensioni baze dhe pensioni që e realizon është bërë për shkak qe të mos përzihen.

“Pensionale kem pensione të ndryshme, pensioni baze është pensioni i moshës, ne kemi menduar me heqë pensioni bazë dhe me lëne pension qe realizon dhe kemi mëndu qe po bëhet padrejtësi. Nuk ka ndonjë vërejtje tjetër mirëpo meqenëse ka shumë skema pensionale dhe për mos me dashtë me u përzier”, tha Shala.

Por deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu është shprehur skeptike rreth këtij ndryshimi.

“Ne nuk po flasim për pensionin e moshës por për mësimdhënësit. Ne jemi marr vesh si komision qe pavarësisht pensionit qe e kanë ata marrin edhe shtesë. Nëse Ministria e Punës dhe Mirëqenies e rregullon, që do ta marrin pensionin bazë dhe atë shtesë. Nëse prekim këtu ndonjë gjë dyshoj që ata e marrin shtesën”, pohoi Haxhiu.

Anëtari i komisionit nga PSD, Driton Çaushi tha se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, kanë kërkuar mjete për qendrat e mësimit.

“Ne kemi punuar në këtë Ligj dhe ne kemi ardhur në një zgjidhje për këtë kategori që është miratuar pa ndonjë kundërshtim. Jemi marr vesh me ministrinë e financave qe ky ligj do të cenonte buxhetin. Ajo çka m’ka pengu është qe shumica prej nesh pas dakordimit për një ligj qe ishte i pranuar nga Ministria e Financave ne prapë e ndryshuam. Qëndrimi i subjektit që unë e përfaqësoj është de ndarja e kaq shumë skemave pensionale nuk mund të vazhdoj pafundësisht. Unë do të abstenoj sepse si komision kemi bërë një ligj tjetër. Nuk mund të rrezikojmë gjeneratat e ardhshme”, u shpreh Çaushi, raporton EO.

Me 6 vota për dhe 2 abstenime Ligji në fjale ka kaluar dhe tashmë pritet të shkojë në Kryesi të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, takimi i paraparë me anëtarët e këshillit të cilësisë nuk do të mbahet për shkak të një takimi që kanë pasur.