Votohen në Kuvend propozimet e Gruevskit për ministra të rinj

Në Kuvendin e Maqedonisë, janë votuar me shumicë votash, të propozuarit për ministra të rinj.

Lajme

13/05/2015 15:56

Pas dorëheqjes së djeshme të dy ministrave, Gordana Jankullovkës nga pozita e ministres së Brendshme dhe Mile Janakievskit nga pozita e ministrit të Transportit, propozimet e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, kanë marr pëlqimin e shumicës në Kuvend.

Me 74 vota pro dhe 4 kundër Kuvendi zgjodhi ministrat e rinj, Mitko Çavkov i cili do të udhëheq me dikasterin e brendshëm dhe që vjen në vend të Gordana Jankullovskës si dhe Vllado Misajllovskin, për ministër të transportit dhe lidhjeve, i cili pason Mile Janakievskin.