Voto, moj!

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger ka ftuar të gjitha gratë që të dalin dhe të votojnë, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Thotë se mbështetja e OSBE'së ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në nivel lokal.

Lajme

09/10/2013 15:45

Shefi i Misionit të OSBE`së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka inkurajuar gratë që të votojnë në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Schlumberger këto komente i bëri sot në një konferencë në të cilën OSBE shpalosi punën katër vjeçare, që ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në nivel lokal.

“Përpjekjet e gupeve të grave asambleiste si dhe mbështetja jonë për to në katër vitet e fundit kanë pasur për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje lokale si dhe luftimin e diskriminimit në bazë gjinore”.

“Tani në periudhën parazgjedhore, ju inkurajoj të gjithëve, pavarësisht përkatësisë apo përkrahjes suaj politike, të komunikoni me gratë dhe t’i nxisni ato që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Schlumberger.