Votimi i qeverisë: Hoti tregon si do të veprojë LDK-ja dhe deputetja Teuta Rugova

“Në seancë ne do të themi fjalën tonë për formimin e qeverisë. Deputetët tanë do të flasin për këtë çështje. Ne mbetemi të palëkundur në qëndrimin tonë se kjo qeveri është fatkeqe për vendin”

Lajme

09/09/2017 13:34

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se subjekti të cilit i takon mbetet i palëkundur në bindjen se qeveria që pritet të votohet është fatkeqe për vendin.

Ai ka folur edhe për votën dhe qëndrimin e deputetes Teuta Rugova, i cili ka thënë se do të jetë i njëjtë si në seancën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, njofton Klan Kosova.

“Do të marrim pjesë në seancë. Presim që të fillojë në kohën në të cilën është thirrur. Por për shkak të mospjesëmarrjes së Listës Serbe mund të mos ndodhë kështu”.

“Në seancë ne do të themi fjalën tonë për formimin e qeverisë. Deputetët tanë do të flasin për këtë çështje. Ne mbetemi të palëkundur në qëndrimin tonë se kjo qeveri është fatkeqe për vendin”.

“Do ta vërtetoni(votën e Teuta Rugovës) njëjtë sic është vërtetuar në seancën kur është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës”.