Votë për ditë më të mira

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj votoi vet dhe i ftoi qytetarët ta bëjnë të njëjtën. Që ta ndryshojnë gjendjen e tyre.

Lajme

03/11/2013 11:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ali Sokoli”.

Haradinaj ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që të votojnë, sepse vetëm ashtu gjendja e tyre mund të ndryshojë.

“E shfrytëzova të drejtën e qytetarit, votova. I ftoj qytetarët e Prishtinës, qytetarët e Kosovës, të votojnë të gjithë”.

“Me votë mundemi ta ndryshojmë gjendjen tonë për mirë dhe besoj që po e ndryshojmë për mirë dhe po vijnë ditë të mira në Kosovë”.