Votat me kusht ia dhurojnë një deputet Vetëvendosjes, tkurret LAA

Numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht ka ndryshuar rezultatet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë

Lajme

28/06/2017 11:14

Kështu koalicioni PAN vazhdon t’i ketë 39 deputetë, por ndryshon numri i deputetëve të VV-së dhe LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë, ndërsa koalicioni LAA 29.

Lajmin se Vetëvendosje është rritur edhe për një deputet, e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pas numërimit të votave me kusht, Vetëvendosje arriti në 32 deputetë. Faleminderit!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.