Votat e Lahmit

Kapiteni i Kombëtares gjermane, Philipp Lahm ka zbuluar votat e tij për Topin e Artë 2013. Edhe pse në garë janë pesë futbollistë të Gjermanisë, Lahm votën maksimale ia dha bashkëlojtarit të tij nga Bayern Munich, Franck Ribery. “Ribery, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”, këto janë votat e mija, u shpreh Lahm për të përditshmen…

Sport

04/12/2013 13:00

Kapiteni i Kombëtares gjermane, Philipp Lahm ka zbuluar votat e tij për Topin e Artë 2013. Edhe pse në garë janë pesë futbollistë të Gjermanisë, Lahm votën maksimale ia dha bashkëlojtarit të tij nga Bayern Munich, Franck Ribery.

“Ribery, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”, këto janë votat e mija, u shpreh Lahm për të përditshmen gjermane Bild.

Mirëpo, për dallim prej tij, selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka një hall. Ai ka abstenuar në votim për një arsye të pazakonshme.

Ai ka pesë futbollistë të Gjermanisë në kandidaturë dhe mendon se do të ishte e padrejtë të veçonte dikë prej tyre para ndokujt tjetër.

“Nga njëra anë, është nder i madh për futbollin gjerman që kemi pesë futbollistë gjermanë si kandidatë. Por, FIFA i publikon votat dhe mendoj se kjo paraqet problem për një selektor, në këtë rast për mua”, deklaroi ai.

Manuel Neuer, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Thomas Muller dhe Mesut Ozil janë kandidatët gjermanë, kurse favoritë janë Ribery, Ronaldo dhe Messi.