Votat e këtyre 3 qyteteve ende janë duke u numëruar (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është duke i numëruar votat për të dal me një rezultat final rreth zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Lajme

12/06/2017 21:46

Nga të dhënat që po publikohen në kohë reale nga ky komision, kanë mbetur vetëm edhe tri qytete votat e të cilave ende nuk  janë numëruar.

Është Prishtina me 97.84 për qind të votave të numëruara, pastaj vjen qyteti i Prizrenit me  99.08 për qind të votave të numëruara, si dhe Mitrovica e Jugut me 98.99 për qind.

Kurse në të gjitha komunat tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’i numërojë të gjitha votat.

Ndërkaq, deri në këto momente, KQZ ka numëruar 99.86 për qind nga të gjitha vendvotimet.

Koalicioni PAN vazhdon ka marrë 34.03 për qind të votave. E dyta del Lëvizja Vetëvendosje me 27.07 për qind të votave.

Kurse, koalicioni LDK-AKR-AL është renditur i treti me 25.71 për qind.