Vota për liderin llogaritet vetëm me rrumbullakimin e numrit të tij

Asnjë lideri të partive politike nuk do t’i shkojnë votat të dielën nëse nuk rrumbullakohet edhe emri i tij në listën zgjedhore.

Lajme

05/06/2014 21:43

Florian Dushi ka sqaruar se votat për subjektin politik i shkojnë vetëm partisë, por jo edhe liderit.

“Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin votën liderit të partisë së caktuar, duhet të rrumbullakojnë edhe numrin e tij, pra të liderit”, ka thënë Dushi.

Ky sqarim vjen pas disa propozimeve të mëhershnme se vota për partinë e caktuar vlen automatikisht edhe për liderin partiak, përkatësisht numrin 1 të listës zgjedhore. 

Pra, gjithë ata që duan të votojnë për liderin e listës zgjedhore të një partie, patjetër duhet të votojnë edhe numrin 1 në atë listë, ndryshe liderët do të mbeten pa vota dhe rrezikojnë madje të mos hyjnë as në Parlamentin e Kosovës.