Vota për Jerusalemin, Majko kritikohet në ShBA

Ata i kanë thënë Majkos se vota e përfaqësuesve të Shqipërisë në OKB kundër SHBA- ve është votë kundër diasporës dhe gjithë kombit shqiptar.

Lajme

04/02/2018 18:38

Siç shihet dhe në videon e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shqiptarët e Amerikës pyesin Majkon nëse do të arrestohet Saimir Tahiri.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Në Michigan diaspora kryqëzon Majkon! Vota juaj kundër Amerikës është votë kundër të gjithë diasporës dhe kombit shqiptar. I kërkojnë dhe pse rikthyet simbolet e komunizmit dhe se a do arrestohet Saimir Tahiri!