Vota kundër e LDK’së

LDK ka paralajmëruar një përplasje të fortë rreth Ligjit për Buxhetin në seancën e nesërme të Kuvendit. LDK do të votojë kundër këtij Buxheti, që kjo parti e quan të varfërisë. Ky buxheti, sipas kësaj partie, shuan shpresat e atyre që kërkojnë punë.

Lajme

20/11/2013 12:44

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikonfirmuar votën e saj kundër Buxhetit për vitin 2014, i cili do të jetë nesër në rend të ditës, në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit, LDK ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka dhënë arsyet e saj për votën kundër.

LDK ka paralajmëruar një përplasje të fortë rreth Ligjit për Buxhetin në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e kësaj partie do të ngriten kundër Buxhetit, që kjo parti e quan, të varfërisë

Sipas LDK’së, me Buxhetin e vitit 2014 Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon dhe Evropë.

“Ky buxheti shuan shpresat për punë të rreth 300,000 qytetarëve që presin të gjejnë një vend pune”.

“Buxheti siguron se do të vazhdojmë të importojmë 600 milionë euro produkte bujqësore nga jashtë”.

“Pensionistët, të punësuarit në sektorin privat dhe ata që marrin ndihma sociale nuk duhet të mbajnë shpresë se do t’u rriten të ardhurat. Këto vlerësime bazohen në faktin se në vitin 2014, shpenzimet do të rriten vetëm me 4.5 milionëion euro (nga 1,585.5 milionë në 1,590 milionë)”.

Beqiri tha se  Buxheti për 2014 është buxhet i varfërisë dhe nuk siguron zhvillim ekonomik për të zvogëluar varësinë e qytetarëve nga ndihmat sociale.

“Z.Thaçi është i vetëdijshëm për këtë, prandaj e ka rritur fondin për asistencë sociale për 24 milionë euro (nga 268 milionë sa kanë qenë këtë vit, në 292 milionë në vitin 20914)”.

“Buxheti për 2014 i tkurr investimet publike për 90 milionëion euro. Një kalkulim i thjeshtë nxjerr në pah se kjo do të zvogëloi aktivitetin ekonomik së paku për 200 milionëion euro”.

LDK thotë se qytetarët po manipulohen me premtime të rreme për rritje pagash.

“Fondi për paga i rritur me vetëm 48 milionë euro nuk siguron rritje të pagave më të madhe se 7 %, pasi një pjesë e madhe e këtij fondi shkon për mësimdhënësit në universitetet e reja publike”.

“Manipulimi qëndron edhe në faktin se kjo shumë nuk është ndarë nëpër institucione të ndryshme publike për të ditur se sa do të rriten pagat dhe kur do të ndodhë kjo rritje, por është lënë në Ministrinë e Financave”.

“ Mbi 120 mijë pensionistë nuk mund të presin se do të ketë rritje të pensioneve në vitet në vijim. Premtimet për rritje të pensioneve kanë qenë mashtrime elektorale|.

“Mbi 300,000 të papunë, që janë kryesisht të varfër dhe të varur nga ndihmat sociale, nuk mund të presin se ky buxhet do të krijoi ambient që nxit hapjen e vendeve të reja të punës”.

LDK thotë se Buxheti është i paqëndrueshëm, pasi rritja e shpenzimeve për paga për 48 milionë euro dhe për asistencë sociale për 24 milionë euro nuk sigurohen nga rritja e të hyrave buxhetore, por nga zvogëlimi i shpenzimeve kapitale për 90 milionë euro.

“Me këtë buxhet shkelen ligjet në fuqi sa i përket kompetencave të komunave. Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligji për arsim komunal qartësojnë se komunat janë përgjegjëse për arsimin fillor dhe të mesëm, përfshirë këtu edhe ndërtimin e shkollave”.

“Nëse një shkollë duhet të ndërtohet në një lokalitet, atëherë fondet barten në komunë dhe shkolla ndërtohet nga komuna. Sikurse në tri vitet e shkuara, MASHT edhe me këtë buxhet mban mbi 20 milionë euro për ndërtimin e shkollave sipas preferencave politike. Si rezultat i kësaj politike të mbrapshtë, në plot komuna sot ka shkolla të reja me shumë pak nxënës”.

“Situatë e njëjtë është edhe në infrastrukturën lokale. Ministria e Infrastrukturës mban 11.4 milionëion euro buxhet për rrugë lokale që me ligj iu takojnë komunave. Këto mjete po shfrytëzohen për të krijuar avantazhe të caktuara politike nëpër komuna”.

Foto: Petrit Rrahmani. | lajmi.net

Sipas LDK’së, ky buxhet e rrit borxhin e brendshëm publik me 120 milionëionë euro.

“Vetëm për servisimin e këtij borxhi do të shpenzohen rreth 20 milionë euro, që është e barabartë me shpenzimet në arsim që i bënë qeveria”.

“Me këtë buxhet neglizhohet bujqësia. Me 10 milionëionë euro investime në bujqësi nuk mund të sigurohet që Kosova arrin të zëvendësoj produkte bujqësore të importuara me produkte vendore”.

“Rreth 1/3 e popullsisë nuk ka qasje në ujë të pijshëm prej burimeve të sigurta, ndërkaq investimet në projekte të tilla janë zero. Po ashtu, investimet në transportin hekurudhor neglizhohen krejtësisht, përfshirë edhe investimet në portin e Shëngjinin që iu dha Kosovës nga Qeveria e Shqipërisë”.

“Neni 9 i ligjit të buxhetit krijon një të qarë në buxhet që i bënë të hyrat buxhetore të paqëndrueshme, pasi lejon që të hyrat e mbledhura nga pikat doganore në veri të vendit të bizneseve që janë të regjistruara në komunat në veri të shkojnë në një fond të veçantë”.