Vota e Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, votoi në qendrën e votimit në Sallën e Sporteve “1 Tetori”. Këto zgjedhje ajo i quan test i pjekurisë sonë politike.

Lajme

03/11/2013 10:37

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga votoi sot në qendrën e votimit në sallën e sporteve “1 tetori” prej ku edhe e dha porosinë që qytetarët të dalin masovikisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Sipas Presidentes Jahjaga, vota është obligim i çdo qytetari.

“Unë sot kreva obligimin qytetar për të votuar. U bëj apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke dalë masovikisht sot për të votuar”.

“Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë e Kosovës”.

“Dita kur shprehet vullneti politik është një ditë kremte, është edhe përkujtimi më i mirë për sakrificën nëpër të cilën është e kaluar shoqëria”.