Vorë, tentohet të vidhet bankomati

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vënë sërish në shënjestër të një grupi hajdutësh, gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Vorës.

Lajme

17/01/2019 09:01

Personat ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin paratë që ndodheshin brenda tij me anë të thyerjes, por duket se nuk kanë mundur të kenë sukses.

Pas marrjes së informacionit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /tch