Vonesa dhe telashe në Veri

Në pjesën veriore të Kosovës, ka pasur vonesë në hapjen e vendvotimeve. Krstimir Pantic, ka kritikuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare për jo seriozitet.

Lajme

03/11/2013 11:35

Kandidati i “Listës Serbe” për kryetar të Mitrovicës së Veriut Krstimir Pantic, ka shprehur shqetësimin e tij për mosfunksionimin e vendvotimeve në këtë pjesë.

Kandidati i “Listës Serbe”, ka thënë se i është pamundësuar votimi si pasojë e mungesës së vëzhguesve të KQZ’së dhe OSBE’së.

“Unë ende nuk kam mundur që të votoj. Aktualisht ka vetëm 2 anëtarë të komisionit zgjedhor, ndërsa në bazë të ligjit është e nevojshme që së paku të jenë 3 të tillë”.

“Më ka befasuar edhe mungesa e pranisë së vëzhguesit  të OSBE’së, kurse unë jam njoftuar se në qendra të votimeve duhet të jenë 2 vëzhgues të kësaj organizate. Kjo vë në dyshim para se gjithash angazhimin e tyre që ky proces të ketë një vijueshmëri të qetë dhe demokratike”.

“Ne si Qeveri e Serbisë, do të kërkojmë sqarime për të gjitha këto vonesa, pasi që ka një orë që janë hapur vendvotimet dhe shihet që Komuniteti Ndërkombëtar nuk i ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe kjo automatikisht krijon dyshim për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”.