Volvo tregon edhe një pjesë të S60, para prezantimit zyrtar që bëhet këto ditë (Foto)

Se a do të mund ta mposhtë Volvo S60 rivalin Audi A4, pritet ta shohim këto ditë

Auto & Tek

21/06/2018 21:59

Prodhuesi suedez Volvo, do të shpalosë këto ditë modelin S60 tërësisht të ri, në fabrikën që ndodhet në Karolinën e Jugut, ku edhe do të prodhohet, transmeton Telegrafi.

Me afrimin e datës së paraparë për prezantim, janë shfaqur imazhe të ndryshme, që tregojnë se si do të duket ky sedan. Fillimisht u paraqit i mbuluar në tërësi me një material, por që nuk e fshihte madhësinë e që ka. Së fundmi, është prezantuar edhe pjesa e përparme, ku tregon një pjesë e konsiderueshme e grillit.

Meqenëse i kemi parë pjesët anësore dhe detajet e pjesës së pasme, mund të themi se e dimë si duket kjo makinë, që ngjanë shumë me një S90 të tkurrur.

Në deklaratat zyrtare, Volvo ka bërë të ditur se do ta ketë motorin hibrid T8 Twin Engine. I disponueshëm ekskluzivisht në S 60 Series, kjo mundëson prodhimin e 415 kuajfuqive. Makina pritet të jetë e fuqishme, për ta mposhtur rivalin kryesor që është Audi A4.