Volvo me koncept të ri ultra-modern

Vetura sportive me tre dyer, e cila debuton javën e ardhshme në Geneva Motor Show, është koncepti i fundit nga Volvo, që tregon se si do të duken veturat e kësaj marke në të ardhmen. Fokusi kryesor i këtij modeli është thjeshtësia, ku një panel i madh touchscreen zëvendëson gjitha butonat. “Ideja bazë është që…

Auto & Tek

28/02/2014 13:08

Vetura sportive me tre dyer, e cila debuton javën e ardhshme në Geneva Motor Show, është koncepti i fundit nga Volvo, që tregon se si do të duken veturat e kësaj marke në të ardhmen.

Fokusi kryesor i këtij modeli është thjeshtësia, ku një panel i madh touchscreen zëvendëson gjitha butonat.

“Ideja bazë është që t’i organizojmë kontrollet në një mënyrë të përkryer dhe intuitive”, tha nënpresidenti për dizajn tek Volvo, Thomas Ingenlath.

“Çdo gjë është saktësisht aty ku ju prisni që të jetë, duke e bërë makinën të këndshme, efikase dhe të sigurt”.

Robin Page, drejtori i dizajnit për enterier tha: “Duke hequr butonat dhe kontrollet është sikur të liroheni nga prangat”.

Zyrtarët e Volvo’s thonë se presin që ky model të kalojë mbi 100,000 mijë shitje në vit.