Volvo heq dorë nga prodhimi i kamionëve në Iran

Prodhuesi i kamionëve AB Volvo ka ndërprerë prodhimin e kamionëve në Iran.

Auto & Tek

24/09/2018 23:27

Kjo pasi që sanksionet amerikane parandalojnë kompanitë që të realizojnë pagesën e pjesëve të porositura, njoftuan sot zyrtarë nga kompania suedeze.

Zëdhënësi i Volvos, Frederik Ivarson, tha se ky grup nuk mund të paguajë çfarëdo dërgese të pjesëve dhe për këtë arsye ka vendosur të mos punojë më në Iran,

Ky vendim është edhe një goditje ndaj industrisë së automobilave të këtij vendi, e cila për dallim nga sektori bankar dhe energjetik, ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë liderë evropiane, raporton Reuters.