Volvo do të prodhojë këtë makinë magjepsëse më 2019-ën

Ka kaluar tashmë një vit që nga shfaqja e një prototipi të përformancës së veturës Polestar ngakompania e makinave Volvo.

Auto & Tek

11/12/2018 16:32

Nga ajo u mor vesh se makina do të kishte 591 kuajfuqi dhe dy dyer, me përformancë të BMW M5 dhe çmim të McLaren 540C, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, fotografia e mëposhtme do t’iu tregojë se makina është thuajse gati, i cili është duke iu nënshtruar testeve dinamike.

Ka një tjetër fazë përfundimtare të prototipimit që duhet ndjekur, me prodhimin e makinës që do të arrijë gati deri në mes të vitit 2019.

“Makina është një GTqë është e lehtë për t’u vozitur në përdorim të përditshëm me veturën hibride”, thotë shoferi kryesor i testit të Polestar, Joakim Rydholm. /Lajmi.net/