Volkswagen tregon konceptin e modelit të ri Passat CC

Vetura do të shfaqet në Gjenevë javën e ardhshme.

Auto & Tek

27/02/2015 13:21

Modeli bazë i Passat CC morri një rifreskim në vitin 2013, por gjenerata e ardhshme e këtij modeli pritet të vijë shumë shpejtë.

Voklswagen dëshiron që të gjithë ta dinë këtë, kështu që në javën e ardhshme në Gjenevë do të paraqesë konceptin i cili tregon veturën e re, transmeton Lajmi.net.

Vetura ka më shumë kënde dhe është më e madhe se modeli aktual, koncepti ka një grilë të bukur të gjerë, drita të bukura dhe disa nxjerrës të ajrit.

Një motor turbo-mbushës TSI me benzinë vë në lëvizje rrotat e para dhe dy motor të tjerë elektrik vënë në lëvizje rrotat e pasme, transmeton Lajmi.net.

VW nuk ka zbuluar më shumë detaje për konceptin, kështu që informacionet e plota pritet të vijnë gjatë mbrëmjes së veturave në Gjenevë.

467746 467747467745