Volkswagen Tiguan

Volkswagen ka zbutur ofertat, me prodhimin e ri Tiguan, i cili është i pajisur shume mirë në brendësin e tij nëse krahasohet me modele të ngjashme crossower.

Auto & Tek

19/11/2014 15:32

 Tiguan ka ndoshta të njëjtin model me Vw golf, mirëpo atë e karakterizojnë rrotat e mëdha të cilat e bëjnë të duket më i ashpër, në krahasim me makinat e vogla.

Të gjitha modelet e Tiguan në kabinën e tyre  kanë nje sistem të  mirë me një CD player, një përshtatës iPOD, radio satelitore dhe një Bluetooth. Ulëset e tiguan posedojnë nxehje të veshura  në lëkur, po ashtu drejtimin dhe kontrollin automatik të klimës. Gjithashtu kjo makinë ka një kamerë para dhe sensorë parkimi.

Tiguan ka dy modele të marshit atë manual dhe automatik standard. Versionet e Tiguan bëjnë zgjedhje të mirë për ata që e dëshirojnë borën, dhe kërkojnë harxhime të vogla të karburantit.

Tiguan është makinë për familje në rritje e cila dëshiron pak më shumë fleksibilitet, po ashtu kjo makinë ju përshtatet shoferëve të vjetër të cilët mund të hyjnë e të dalin nga makina më lehtë.