Volkswagen sjell një super Cross Coupe GTE

Në Detroit Auto Show ka këtë javë do të debutoj kjo super makinë Cross Coupe GTE. Koncepti Volkswagen Cross Coupe GTE 2015 pritet të dal në shitje  në fund të vitit.

Auto & Tek

12/01/2015 10:12

Kjo makinë është projektuar në disa variante motorësh, njëri është V6 3.6 i cili ka 276 kuaj fuqi, ndërsa dy motorët tjerë janë Hibrid.

VolksWagen Cross Coupe GTE ka një teknologji të avancuar ku përfshihet një monitor  touch screen10.1 inch, ku lejon kontrollin me gjeste duke përdorur sensora të afërsisë.  

Ky është një tipar krejtësisht i ri në automjetet Volkswagen dhe teknologji në vetvete, kontrolli i  gjesteve në thelb lejon shoferin dhe pasagjerët të lëvizni nëpër menytë si playlist  pa prekur ekranin.

Volkswagen Cross Coupe GTE është ambasador i një gjuhe të re të projektimit të zhvilluar nga Volkswagen për SHBA. Makina ka një prezencë komanduese, por është i fuqishëm me një vështrim që mund të përshkruhet pothuajse si agresive.